logo-assist-low.png

Paint and Sip, workshop për kolegët e Assist Digital

Paint and Sip, është një klasë pikture argëtuese, e udhëhequr nga një artist që ofron udhëzime hap pas hapi për riprodhimin e një vepre arti të përzgjedhur paraprakisht.

Çfarë është “Paint and Sip”

Paint and Sip, është një klasë pikture argëtuese, e udhëhequr nga një artist që ofron udhëzime hap pas hapi për riprodhimin e një vepre arti të përzgjedhur paraprakisht, ndërsa pihet verë ose ndonjë pije tjetër. Në mbarim të aktivitetit, pjesëmarrësit marrin me vete krijimin e tyre.Bizneset e para të bazuara në klasat “Paint and Sip” u hapën në vitet 2000 në SH.B.A por shumë shpejt trendi lulëzoi edhe në Europë sepse gjithnjë e më shumë njerëz po kërkojnë përvoja unike.

“Paint and Sip” në Assist Digital

Në zyrat e Assist Digital u zhvilluan 2 klasat e para të “Paint and Sip”. Pjesëmarrësit ishin punonjës nga aktivitete të ndryshme të kompanisë, ku për herë të parë provuan një përvojë të tillë. 

Klasa e parë u zhvillua në prag të festës së Shën Valentinit dhe tematika e pikturës ishte pikërisht “Dashuria”. Për rreth 2 orë, “artistët” e Assist Digital në shoqërinë e një gote vere edhe të muzikës eksperimentuan me bojërat akrilik.

Women's Day

Pas suksesit të klasës së parë, ripërsëritëm të njëjtin aktivitet me pjesëmarrës të tjerë dhe me një pikturë ku në qendër ishte “Gruaja” meqë u zhvillua në prag të “Festës së Gruas”. 

Si ishte kjo përvojë për disa nga pjesëmarrësit?

Vjollca, Office Assistant

Të bërit diçka ndryshe. Shumë nga ne bëjnë të njëjtat aktivitete përditë, punë, dalje me shoqërinë nëpër lokale dhe ndonjë aktivitet fizik, por me siguri nuk kanë pikturuar që nga shkolla tetëvjeçare.”

Blerina, konsulente në fushën e turizmit

Ul Stresin: Praktikimi i artit na fut në një dimension tjetër duke na bërë të harrojmë çdo gjë përreth. Në momentin që jemi të përqendruar në përmbushjen e qëllimeve tona artistike, harrojmë problemet dhe arsyet për të qenë të pakënaqur.

Flavian, konsulent në fushën e turizmit

Gjeni artistin brenda vetes. Çdokush mund të jetë artist. Arti është subjektiv. Edhe nëse nuk kemi pikturuar kurrë më parë, piktura e bërë nga ne ka një kuptim pasi e kemi realizuar duke futur pjesë nga vetja. Të gjithë janë artist brenda vetes!

Anxhela konsulente në fushën e telekomunikacionit

Dekorim i ri. Kur merr pjesë në një klasë pikture, merr diçka prej saj: krijon një vepër arti që mund ta vendosësh në shtëpi ose mund t’ia dhuroni një njeriu të dashur. Ku ka më bukur se të dhurosh diçka të realizuar nga duart e tua! 

Adelina, IOS Developer

Njihuni me njerëz të rinj. Klasat e pikturës janë sociale dhe mund të njihesh me koleg që nuk ke pasur rastin të punosh apo takosh më parë. Klasat e pikturës zhvillohen në darkë dhe mbas aktivitetit mund të vazhdohet mbrëmja duke pirë një gotë ose duke ngrënë diçka diku tjetër.

Aktivitetet si “Paint and Sip” ofrojnë një mundësi për të shprehur krijimtarinë e dikujt, për të bashkëvepruar me kolegët dhe për të përfituar nga cilësitë shëruese të artit. Këto aktivitete janë thjesht për argëtim; nuk ka asnjë detyrim për të qenë i përsosur ose për të krijuar një “vepër arti”. “Paint and Sip” mund të jenë pikërisht ajo që po kërkoni nëse doni të shprehni krijimtarinë tuaj. Mezi presim t’ju shohim në takimin e radhës.

 

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email
WhatsApp

Tema të tjera

Uncategorized

Fuqia Transformuese e Leximit – Gëzuar Ditën e Libërdashësve!

9 Gusht, 2023
Në një epokë të dominuar nga ekranet, kënaqësi të shpejta dhe ritmi i pamëshirshëm i jetës moderne, të lexuarit mund të duket si një relike e çuditshme e së shkuarës.
Evente

Përhapim buzëqeshje dhe krijojmë kujtime: Festimet e Ditës së Fëmijëve në Assist Digital

14 Qershor, 2023
Dita e Fëmijëve është një rast i veçantë që sjell gëzim dhe lumturi për fëmijët në mbarë botën. Në Assist Digital, festa u zhvillua në 1 Qershor, ku punonjësit u mblodhën për ta bërë këtë ditë të paharrueshme për të vegjlit.
Evente

Java e përqafimeve falas në Assist Digital Albania

14 Qershor, 2023
Nga data 29 maj deri më 4 qershor 2023, punonjësit dhe vizitorët në zyrat e tyre në Tiranë dhe Durrës u mblodhën së bashku për të përhapur dashurinë, harmoninë dhe ndërgjegjësimin për shëndetin mendor nëpërmjet fuqisë së përqafimeve.

Pozicione pune vakante në:

Milan
Rome
Naples
London
paris
Munich

Valencia

Amsterdam

Zagreb
Rijeka
Belgrado
Tunis
logo-assist-low.png